Vrasja e dy grave në Shkup, deklarohet prokuroria

Një 40 vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë nënën e gjyshen e tij me mjet të mprehtë. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek vrasja, përcjell Klan Macedonia.

Kontroll në vendngjarje ka kryer edhe prokuroria.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në një banesë në rrugën ‘Ruzveltova’ ku sipas informacioneve fillestare një 40 vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes. Për zbardhjen e ngjarjes, prokurori publik do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerit, si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thonë nga prokuroria.StrugaLajm

Ndërkaq më herët edhe nga policia e konfirmuan rastin dhe njoftuan se 40 vjeçari tashmë është arrestuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...