Këshilltarët e Aleancës me reagim:Përse SH.M.K. ,,Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo” – Strugë, harxhon aq naftë për ngrohje, apo…!?

Grupi i Këshilltarëve të ASH – në Strugë, pas marrjes të përgjigjes ndaj kërkesës së parashtruar për qasje në informacion me karakter publik, në lidhje me harxhimin e naftës dhe derivateve të naftës, harxhimin e energjisë elektrike, numrin e të punësuarve, numrin e nxënësve në Shkollat e Mesme Komunale publike në komunën e Strugës, në SH.M.K. “NIKO NESTOR” – Strugë dhe SH.M.K.“Gjimnazi Dr. IBRAHIM TEMO” – Strugë, nga viti 2017 deri në vitin 2022, ngre shqetësimin meqë vërehen disa të dhëna dhe nga analiza e tyre mund të nxirren disa konkluza.

Ajo që është më pak e kuptueshme dhe për çfarë grupi i këshilltarëve të ASH – Strugë ngre pyetje drejtuar drejtoreshës së SH.M.K. “Gjimnazi Dr. IBRAHIM TEMO” – Strugë:

  1. Cila është arsyja që SH.M.K. “Gjimnazi Dr. IBRAHIM TEMO” – Strugë, me 604 nxënës dhe me më pak hapsirë për ngrohje, pra rreth 2.5 here më pak nxënës se SH.M.K.”NIKO NESTOR” – Strugë, që ka 1462 nxënës dhe hapësirë më të madhe, harxhon naftë për ngrohje qendrore, në vazhdimësi në tre vitet e fundit, në vlerë më të madhe ose të përafërt me SH.M.K.”NIKO NESTOR” – Strugë?,
  2. Si ndodh që shuma të përafërta të paguhen edhe në kohën kur mësimi zhvillohej on-line, pra nxënësit dhe mësimdhënësit zhvillonin mësim nga shtëpia dhe shkolla nuk ngrohej në atë periudhë? Pra, diçka ndodh këtu!

Të dyja shkollat e mesme komunale kanë harxhuar për vitin 2022, plot 5.357.618,00 denarë ose 87.350,00 euro dhe normal paratë shkojnë ku tjetër përveç te kompania “Pucko Petrol”- Pllasnicë, me një nga pronarët deputetin e BDI–së për zonën e pestë.

Pyetja nuk duhet të kuptohet si tendencioze, por thjesht nuk mund t’i kuptojmë këto të dhëna dhe i bëjmë një këshillë udhëheqësisë së SH.M.K.”Gjimnazi Dr. IBRAHIM TEMO” – Strugë, t’i kontrollojnë rezervuarin apo kaldajën e ngrohjes mos vallë janë të dëmtuar, ose të kontrollojnë mos vallë ngrohin ndonjë objekt tjetër!StrugaLajm

Kërkesa të këtilla grupi i këshilltarëve të ASH – Strugë, ka parashtruar edhe në të gjitha shkollat e tjera Fillore Komunale në Strugë dhe pret përgjigje për pyetjet e parashtruara, për çka qytetarët struganë do t’i informojmë në vazhdimësi, por nuk e kuptojmë pse po vonohen përgjigjet?!

NDRYSHIME

SERIOZITET

TRANSPARENCË

Grupi i këshilltarëve të ASH – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...