Vrasja e të riut ndodhi pas një sherri

Vrasjes, e cila ndodhi sot pasdite në Çair i ka pararirë një zënkë verbale mes tani të ndjerit dhe vrasisit, thonë nga Prokuroria themelore publike.

Vrasësi pasi ka shtënë dhe ka vrarë 24 vjeçarin, Burim Idrizi, ka ikur nga vendi i ngjarjesm ndërsa me urdhërin e prokurorit publik janë marrë gjurmët nga vendi i ngjarjes ku do të jenë edhe lëndë përpunimi.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18 në rrugën Xhon Kenedi, përballë Shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në lagjen Çair. Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria themelore publike Shkup së bashku me ekipin për eksertizë të Ministrisë së punëve të brendshme kanë dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Gjithashtu, është dhënë edhe urdhër për të bërë edhe obduksionin e të të ndjerit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...