VUÇIQI SINJALIN DJATHTAS, RRUGËTIMIN MAJTAS

Xhevdet Nasufi

Kosova e izoluar,në presion dhe taktizim joparimor nga Europa e Bashkuar, nuk ka bërë shumë edhe vetë në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror. Përkundrazi,konformizmi politik-diplomatik jo pak ka agravuar edhe në keqkuptim dhe abuzim, duke e getoizuar Kosovën skajshmërisht pa të drejtë.
Dje kur Albin Kurti në interes të shtetësisë së Kosovës Borelit i vëndosi vijen e kuqe për asociacionin,kur zbatoj reciprocitetin për targat e automjeteve, sot kur përdori legjitimitetin shtetëror për të kundërshtua zgjedhjet serbe në Kosovë,Evropa rishtas u animua nga diskursi gebelsian i Vuçiqit,por nuk mungoj as skepticizmi i politikës në Shqipëri,Kosvë dhe Maqedoninë e Veriut.
Europa me elokuencën e vet joparimore ndaj Kosovës për komprimise në favor të Serbisë, praktikisht ka reflektuar standard të dyfisht (akoma nuk e ka njohur si Union Kosovën),duke ledhatuar dhe kënaqur boshtin Moskë-Beograd. Përqasja mikluese e Evropës si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Rusisë,mjerisht e ka dëmtuar Kosovën,bile edhe vet Evropën.Lufta në Ukrainë është prova më e mirë. Edhe vendimi i fundit i saj që të mos pranohet në BE asnjë vend që nuk shqipton sanksione ekonomike Rusisë(i dedikohet edhe Serbisë), domosdo është dashur të përfshi edhe pezullimin e negociatave për aderim,ashtu sikur edhe ju shqiptua Turqisë më heret.Për më shumë,sot Serbija me krenari vazhdon rrugëtimin sipas barcoletës domethënëse: Sinjalin djathtas,rrugëtimin majtas.
Por gjithsesi,kësaj katraure të Kosovës nga propagimi gebelsian serb pak a shumë i ka kontribuar edhe moskonsistenca e politikes shqiptare dikur në Kosovë,përfshi edhe ate të Shqipërisë dhe Maqedoninë së Veriut që edhe sot nëpërmjet proçesit Ballkani i Hapur vazhdon havazin e historisë së hidhur: Neve me paqdashje,ajo me armatim gjer në dhëmb.
Sërbija gjithmon ka qenë e trimëruar nga dyzimet e këtilla të Europës,por edhe të vet shqiptarëve.Politika serbe me zhdërvjellësi idioteske i ka shfrytëzuar dyjzimet dhe përkdheljet e këtilla sipas konceptit mitik mesjetar: Kosova është djepi i sërbizmit dhe tokë e shejtë serbe. Ky indoktrinim serb pos që ka shtrirje të gjërë në politiken e Serbisë, shtyllmbështetje ka patur Putinin,i cili sot sipas zhvillimeve në teren të luftës në Ukrainë, së shpejti duhet të mendoj se si më së lehti të dal nga moçali ushtarak,politik e moral që futi vehten dhe Rusinë.StrugaLajm

Mu për këtë,kontaminimi i sovranitetit gjithshtetëror i Kosovë duhet të marë fund. Serbia pa Rusinë është sikur peshku në të thatë.Kosova është shteti i cili në Ballkan e më gjërë, më sukseshsëm dhe më me qetësi dhe korektëi qytetare ka realizuar ndërrimin e qeverive në vend,ka zbatuar standardet më të avansuara në praktikimin e zgjedhjeve,qofshin ato politike,vendore. Të qenurit model në këtë,por edhe në rrafshin e praktikimit të barazisë së komuniteteve jo shumicë, është padrejtësi elementare Kosova të jetë dëmi kolateral për Sërbinë e Vuçiqit, autoritare në praktikimin e qeverisjes, gjeostrategjikisht e drejtuar kah Rusia, sviduese e paqës dhe sigurisë në Ballkan e më gjërë.Vall duke qënë në këtë hollokaust politik dhe strategjik,sviduar nga okupimi i Ukraines të presim ukrainizimin e Ballkanit dhe pastaj të kujtohemi se Kosova ështgë jashtë të gjitha proçese integruese dhe lëvizjes së lirë?
Europa, referuar përcaktimit të Vuçiqit për rrugën drejtë Moskës, e ka humbur edhe alibinë e fundit për të mikluar Serbinë.Këtë në asnjë formë,më së pakti për disa tona grurë apo miell,qoft edhe për disa minuta pritje në kufi, nuk duhet ta bëjë as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut.Serbia dhe Vuçiqi përfundimisht duhet të ballafaqohen me realitetin,me faktin se Putini dhe sistemi i tij ushtarak, politik dhe moral është para tundjeve shkatrruese, por gjithmon Ballkanin edhe rastësia e ka futur në tragjedi.StrugaLajm


Loading...
loading...