Vullnet Ferati është propozuar për ministër të shëndetësisë, ?

Vullnet Ferati, mjek specialist në Klinikën Universitare të Tetovës është kandidati i propozuar për ministër të Shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët, bën të ditur INA nga burime qeveritare. Emri i tij i është dorëzuar edhe kryeministrit Zoran Zaev.

Emërimi i tij vjen pasi që Arben Taravari u zgjodh kryetar i komunës së Gostivarit.

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se gjitha opsionet janë të hapura dhe se ende nuk ka vendim përfundimtar, por shpreson se deri në fund të javës do të plotësohen vendet e zbrazëta.

“Sonte kam mbledhje dhe bisedime rreth kësaj. Jam i vetëdijshëm se është për të mirën e shtetit që sa më parë të zgjidhen këto çështje. Pasi të kemi vendim përfundimtar do ta njoftojmë opinionin”, ka thënë Zaev.StrugaLajm

Ferati është i propozuar nga dega e ASH në Tetovë. Sela paraprakisht kishte theksuar se në këtë post më mirë do të ishte një mjek.

In : Aktuale

Loading...
loading...