BLENDI PETROL
Aktuale

Vullnet Ferati – kandidati i ASH-së për ministër të shëndetsisë

Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela i ka dorëzuar kryeministrit Zoran Zaev emrin e Vullnet Feratit si propozim për ministër i shëndetësisë, mëson KDP nga burime brenda Qeverisë.
Ferati ka qenë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), parti e cila e ka emëruar në disa funksione.
Gjatë periudhës 2006-2008, kur PDSH ishte pjesë e qeverisë, Ferati u emërua drejtor i Fondit të Shëndetësisë.
Ai vjen nga dega e Tetovës dhe vlerësohet se me këtë ASH dëshiron të forcojë pozicionet në Tetovë. Kjo parti ka dy deputetë, që janë nga Struga, ish-ministri Arben Taravari ishte nga Gostivari, zv/ministri i Transportit Remzi Mehmedi nga Kërçova kurse zv/ministri Ilmi Aziri nga Kumanova. Ky anashkalim i Tetovës ka shkaktuar reagime dhe distancime në Tetovë, ku edhe filloi iniciativa për reformimin e PDSH-së.
Vendi i ministrit në këtë resor mbeti i zbrazur pas kandidimit dhe zgjedhjes së Taravarit për kryetar komune në Gostivar.
Megjithatë, emërimi i Feratit është vënë në pikëpyetje pas paralajmërimit të partisë së Ali Ahmetit se nuk do ta votojë në Parlament.
Përveç kësaj, Zaev ka thënë se ka marrë disa propozime për ministër të shëndetësisë dhe se “do të zgjedhet më i miri”. Informacionet e fundit flasin se edhe LSDM dëshiron që të marrë Shëndetësinë, kurse ASH-së t’ia ofrojë ministrinë e pushtetit lokal në formën “merre ose dil nga qeveria”. /KDP

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button