Xhabir Axhiqazimi,shqiptari i Llabunishtit (Retro)

Edhe pse tashmë 73 vjet Xhabir Axhiqazimi nga Llabunishti i Strugës ndihet vital dhe vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj vokacionit shqiptar të Llabunishtit.Thotë se këtë detyrim e ka trashëgim nga të parët e tij duke filluar që nga Beteja e Petrinjës kur dy nga xhaxhallarët e tij mbesin në fushën e betejes e deri në vitin 1941 kur sic thotë babai i tij Ibrahim Qazimi ka qënë pjesë e dërgatës së shqiptarëve të Strugës që kërkoi nga Tirana e asaj kohe hapjen e shkollave shqipe në Strugë.

Xhabir Axhiqazimi është një nga veprimtarët e orëve të para që në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar promovonte rikthim në identitetin shqiptar të fshatit Llabunishtë, hapja e klasëve me mësim në gjuhën shqipe nw vitin 2005 e përkufizon si një nga gëzimet më të mëdha të jetës sepse sipas tij padrejtësisht në vitin 1946 me urdhër sic thotë direkt nga Beogradi është mbyllur shkolla shqipe në Llabunishtë.Ndërkohë tendencat e fundit që bëhen nga pushteti për largimin e banorëve të këtij vendbanimi por edhe fshtarave përreth tij nga etnogjeneza shqiptar i kualifikon si të dështuara.Ai thekson se kjo ofenzivë e partive maqedonase me premtime dhe presione për sllavizimin e kësaj pjese të Strugës nuk do të ndodhte në rast se partitë shqiptare nuk do të kujtoheshin vetën në kohën e votimeve për Llabunishtën .Axhiqazimi thekson se cështja e identitetit të kë kësaj ane është një cështje e mbyllur dhe ata që ndërhyn në këtë drejtim do të dështojnë pavarsisht faktit që te disa familja kanë arritur të ndikojnë që fëmijët ti regjistrojnë në klasët me mësim në gjuhën maqedonase duke e kushtëzuar me punësimin e kryefamiljarit .”Shqipja nga shkolla e Llabunishtit është ndaluar në mënyrë të dhunshme nga pushteti komunist në vitin 1946 për tu rikthyer në vitin 2005 pas kërkesave të ripërsëritura nga vet banorët e këtushëm.Kjo që ndodh tani më duhet ta them me keqardhje po ndodh për faj të partive shqiptare të cilat deri tani për Llabunishtën jan kujtuar vetëm në kohë zgjedhjesh”thekson ai.Subjektet maqedonase në Strugë, pas dështimit që të marrin drejtimin e Komunës së Strugës, nga pikpamja elektorale duket se kanë shtuar vëmendjen ndaj këtyre vendbanimeve të Strugës, ku prej shumë vitesh nuk shënojnë rezultate pozitive në zgjedhje.Në këtë rajon janë shpeshtuar vizitat e shumë zyrtarëve maqedonas, gjë që flet për një strategji tjetër në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Nëse për vite me radh numri i nxënësve që fillonin mësimin në gjuhën shqipe në klasën e parë në shkollën fillore në fshatin Llabunishtë shënonte rritje permanente së fundi po ndodh një ndryshim në krah të kundërt sepse konstatohet një rritje e lehtë e numrit të nxënësve që përcaktohen për gjuhën maqedonase. Mësimi në gjuhën shqipe në këtë shkollë për herë të parë filloi më vitin 2005 dhe prej atëher numri i nxënësve shqiptar ishte në rritje progresive gjë që këtë shkollë e ka shndrruar një nga institucionet më të mëdha ku mësohet në gjuhën shqipe në Komunën e Strugës. Shqiptarët e këaj ane të Strugës si Llabunishti ,Podgorca, Oktisi,Boroveci dhe Jabllanica për dekada me radh nga sistemi monist dhe ky i tanishmi ishin të privuar nga gjuha shqipe dhe ishin përballë një politike asimiluese dhe shkombëtaruese permanemnte.Për shtetin dhe pushtetin ata ishin herë makedonski muslimani her torbesh në varëi të konjukturë politike pavarsisht deklarimeve të tyre të vazhdushëm se i përkisnin identitetit shqiptar i cili sot po del në sipërfaqe.Fshati Llabunishtë është një nga vendbanimet më të mëdha të Strugës deri në vitin 2005 ishte Komunë me vete .Gjithashtu është një nga fshatrat me numrin më të madh të nxënësve që regjistron në shkollat e mesme të Strugës.Për cdo vit rreth 120 deri në 150 nxënës të këtij lokaliteti rregjistrohen në shkollat e mesme të Strugës .(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...