Xharra: Vota e Shqipërisë kundër Amerikës, është kundër shqiptarëve

Arbana Xharra, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se votimi i Shqipërisë kundër Rezolutës së OKB-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, është kundër Amerikës dhe kundër shqiptarëve.
“Hebrenjtë historikisht kanë qenë aleatë të shqiptarëve. Shumica e zyrtarëve të lartë amerikan kur moren vendimin për bombardimin e forcave serbe në 1999ten ishin hebre. Shqipëria me votën e saj kundër Rezolutës së OKB-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, doli kundër aleatit kryesor të shqiptarëve. Historikisht kemi bërë gabime, kemi humbur aleanca me ata që na kanë dalë krah. Kjo votë është kundër gjithë neve shqiptarëve”, ka shkruar Xharra./Lajmi.net/StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...