Xhemaili, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës

Omer Xhemaili ka lindur në vitin 1970 . Pasi ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe specializimin për kardiokirurg në Gjermani, ka punuar një kohë të gjatë në klinika të ndryshme të atjeshme.

Është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve tjerë dhe abstrakteve shkencore, shkruan albinfo.chStrugaLajm

Në vitin 2007 zgjidhet si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”.StrugaLajm

“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, thotë doktori. Por, megjithatë, ai ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj.

In : Aktuale

Loading...
loading...