Xhemali Osmani, kandidat i mundshëm i BDI-së për komunën e Bogovinës?

Edhe pse akoma duhen edhe disa muaj deri në terminin e zgjedhjeve vendora kanë filluar kalkulimet e para partiake në komunat shqiptare në Maqedoni.Jozyrtarusht strugalajm.com nga burime të afërta me Xhemali Osmanin aktualisht kryetar i BL-së së Bogovinës, mëson se biznismeni po e konsideron mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës si përfaqësues i BDI-së.Këto burime saktësojnë se Osmani vjen nga sfera e biznesit i rikthyer në vendlindje nga Zvicra me misionin që të kontribojë në të mirë vendit të të parëve.Osmani po sipas këtyre burimeve gëzon reputacion të mirë në këtë komunë të Pollogut si humanistë dhe mbështetës i sportit dhe sfera të tjera me interes të këtij komuniteti.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...