Xhevat Ademi: Ja çka presim nga Menduh Thaçi

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi pretendon se nuk ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit
lidhur me ligjin për gjuhët, edhepse vet kreu i Kuvendit Xhaferi akuzoi disa deputetë të LSDM-së për
mos pjesëmarrje në seancë ku duhej të miratoheshe ligji për gjuhët. Ademi thotë se seanca për
votimin e tretë dështoi për shkak të mungesës deputetëve.
“Ne presim edhe Menduh Thaçin që të vij dhe bashkë me deputetin turk që i është bashkuar
shumicës, t’i kemi jo 69 por 71, për inat të Ivanovit. Për BDI-në dhe shumicën parlamentare, të jem
korrekt, ligji për gjuhën shqipe është i panegociueshëm. Nuk shohim as nevojën më të vogël që ne si
partner të kthehemi dhe të negociojmë për diçka që jemi marr vesh që moti” – deklaroi deputeti i
BDI-së, Xhevat Ademi.
Anëtari i kryesisë së LSDM-së, Edmond Ademi mohon zërat se socialdemokratët janë kërcënuar nga
partia e Hristijan Mickoskit me distancim nga proceset reformuese në rast se nuk shqyrtohen mbi 35
mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Nuk ka as deputet pishman dhe as nuk ka pishman në atë drejtim që duhet ose jo të sillet ligji. Nëse
kryesia dhe kryetari i ri i VMRO-së dëshiron të dëshmojë se është ndryshe nga kryesia e kaluar e
VMRO-DPMNE-së dhe nëse përkrah politikën për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe BE atëherë atë
duhet ta tregojë në praktikë” – tha Edmond Ademi, anëtar i LSDM-së.
Ditë më parë, VMRO-DPMNE-ja hodhi poshtë zërat se është kërcënuar me largim nga grupet e punës
për ligjet reformuese në rast se nuk shqyrtohen amendamentet e këtij subjekti për ligjin e gjuhëve.
Nga partia e Mickoskit konfirmuan edhe njëherë se variant tjetër përpos shqyrtimit të
amendamenteve mbetet anulimi i ligjit dhe përpilimi i tij me përfshirjen e ekspertëve.
Ndonëse subjektet heshtin, burime të Alsat M bëjnë të ditur se mbi ligjin e gjuhëve dhe
amendamenteve ndaj tij, nuk përjashtohet takim i mundshëm i liderëve.
Ditë më parë, Kryeparlamentari Talat Xhaferi njoftoi se seanca për votimin e ligjit në lexim të tretë
dështoi për shkak të rezervave që sipas tij kishin deputet të caktuar socialdemokrat si dhe dallimeve
mes BDI-së dhe LSDM-së rreth modelit të shqyrtimit të amendamenteve.
BDI kërkon që të mos shqyrtohet asnjë amendament, ndërsa LSDM insiston që të paktën të
respektohen procedurat parlamentare. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar, ndërsa më
17 janar Presidenti Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...