Ylber Sela: Sa më afër BE-së dhe SHBA-së, aq më largë ndikimi rus në shtet

Maqedonia tanimë me Qeverinë e re reformatore po trajtohet më seriozisht edhe nga faktori ndërkombëtar lidhur me antarësimin sa më të shpejt në NATO dhe BE.

Kjo Qeveri për dallim nga qeveria e kaluar fokus të veçant në këto pesë muaj i ka dhënë politikës së jashtme gjegjësisht zhdukjen e barrierave për antarësim sa më të shpejtë në familjen europiane.

Kështu ka deklaruar për Zhurnal profesori universitar Ylber Sela. Sipas tij tanimë edhe pala maqedonase po shfaq më shumë interes lidhur me këtë çështje për dallim nga e kaluara. StrugaLajm

Sela thotë se pala shqiptare edhe në Qeverinë e kaluar ka përkrahur çdo veprim që do të çonte deri tek zhbllokimi i integrimeve euroatlantike, gjë që te pala maqedonase nuk ka qenë kështu.

“Sa i përket bashkësisë ndërkombëtare normalisht se ajo gjithmonë ka qenë e përkushtuar për Maqedoninë dhe kjo ka treguar vet procesin I integrimit euroatlantik, por problemi ka qenë tek politikanët në vend sidomos te pala maqedonase të cilët nuk kanë qenë të përkushtuar rreth agjendës euroatlantike dhe tanimë me qeverinë e re dhe kryeministrin Zoran Zaev po shifet që ka një vullnet politik edhe te pala maqedonase sepse te pala shqiptare ky vullnet ka ekzistuar gjithmonë”, është shprehur Sela. StrugaLajm

Ai madje thotë se Maqedonia sa më afër të jetë drejt NATO-së dhe BE-së, aq më largë do të jetë ndikimi rus në shtet.

“Me vet faktin që ne po afrohemi drejt strukturave euroatlantike gjegjësisht NATO-së dhe BE-së, kjo nënkupton edhe largimin e ndikimit rus në Maqedoni. Sa më afër Europës dhe Amerikës, normalisht që më largë Rusisë se deri tani ka pasur ndikim shumë të madh në Ballkan, sidomos në Maqedoni. Por tani po shihet që ka një zhvillim të ri një kahje të re me një politikë të re këtu në Maqedoni”, ka përfunduar për Zhurnal profesori universitar, Ylber Sela

In : Aktuale

Loading...
loading...