Ylli Doko, të dielën viziton Strugën,nga vendlindja nis fushatën për Kantonin e Zyrihut

Një delegacionoI lartë i partisë Liberale –FDP të Zvicrës, ditën e diel do të qendrojë në një vizitë në Strugë, ku do të realizojë disa takime të rëndësishme në këtë qytet.Ky takim, sic informohet Strugaljam.com vjen pas interesimit që një pjesë e lidershipit të kësaj partie ka shfaqur për Strugën, nisur edhe nga fakti që një nga kandidatët e FDP-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kantonit të  Zyrihut,   është Yllli Doko, përndryshe me origjinë nga Koroshishti i Strugës.

Pjesë e delegacionit përvec kandidatit Ylli Doko do të jenë Peter Lammli kryetar i Liberalëve të Bassendorfit si dhe kryetarja e Komunës së  Bassendorfit, Doris Meier, gjithashtu kandidatë të kësaj partie për zgjedhjet kantonale të Zyrihut.Delegacioni zviceran ,do të ketë një agjendë të ngjeshur ditën e diel, ku përvec takimeve me autoritetet vendore do të ndalohet për një vizitë në disa vendbanime të Strugës si dhe në Koroshishtë në vendlindjen e Ylli Dokos.Gjithashtu, do të realizojë takime me afaristë në funksion të shtimit të bashkëpunimit ndërmjet Strugës dhe kësaj Komune të Zvicrës.(Strugalajm.com/Radio Rrapi)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...