Zaev dhe Cipras do të propozohen për çmimin Nobel të paqes

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të propozohen për çmimin e Nobelit për paqe për vitin 2019 për Marrëveshjen e Prespës, me të cilin tejkalohet kontesti dy dekadash i emrit.

Nominimin e Zaevit dhe Ciprasit nesër në Shkup do ta bëjë të ditur fituesja e çmimit Nobel për paqen në vitin 2015, Uided Bushamaui.

Ceremonia e nominimit për çmimin e paqes për vitin 2019 do të mbahet në Universitetin e FON-it, ku në muajin mars të këtij viti Bushamaui e fitoi titullin profesor nderi.

“Marrëveshja e Prespës, ku firmëtarët dhe ndërmjetësit dhanë energji të madhe, e shoh si proces të rëndësishëm që meriton të jetë i nominuar për çmimin e Nobelit për paqe. Edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Guteresh këto ditë përsëri e theksoi atë marrëveshje si shembull i cili mund të jetë model për zgjidhjen e problemeve në botë”, ka thënë Bushamaui.

Në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, Bushamaui ka shprehur mbështetje për paqen, stabilitetin dhe sigurinë dhe ka përshëndetur përpjekjet e dy palëve në shmangien e konflikteve dhe gjetjen e një zgjidhje paqësore të çështjeve të hapura, duke treguar në këtë mënyrë se problemet mund të zgjidhen përmes dialogut.

Ajo e ka theksuar edhe rëndësinë që dy Kuvendet t’i përfundojnë aktivitetet e filluara, pasi ky model është vlerësuar lart nga bashkësia ndërkombëtare dhe e njëjta duhet të shërbejë si leksion për mbarë rajonin.
Në ceremoninë në FON do të merr pjesë edhe eurodeputeti Stelios Koluglu nga radhët e partisë greke Siriza që jep mbështetje për këtë nominim.StrugaLajm

Ai në intervistën për MIA në nëntor të këtij viti tha se Marrëveshjen të cilën e kanë arrit Zaev dhe Cipras i nevojitet njohje ndërkombëtare dhe se meriton çmimin Nobel të paqes.

Në ceremoninë e nesërme, krahas Bushamauit dhe Kologlut, fjalim do të kenë edhe rektori i FON-it Nano Ruzhin dhe menaxheri i përgjithshëm i i Universitetit të parë privat, Sefer Canoski.

Pas ceremonisë në Shkup, më 19 dhjetor Bushamaui, Ruzhin, Canoski dhe Kuloglu largohen për në Athinë ku do të takohen me kryeministrin grek Aleksis Cipras që zyrtarisht t’ia kumtojnë iniciativën.

In : Aktuale

Loading...
loading...