BLENDI PETROL
Aktuale

Zaev: Kulmi i koronavirusit do të jetë prej 15 deri në 20 prill

Ish kryeministri Zoran Zaev ka thënë se me shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme do të mund të dalim jashtë shtëpisë të kryejmë obligimet tona dhe të kthehemi. Sipas tij nëse nuk respektohen rregullat atëherë Qeveria mund me akt t mbyll ndonjë veprimtari ose subjekt.

Ai tha se lëvizja do të ndalohet vetëm nëse ka orë policore, ndërsa kjo nuk vjen automatikisht me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

‘Orë policore do të ketë nëse nuk i respektojmë masat e mëparshme. Për këtë shkak qytetarët duhet të jetë më serioz. Duke mbrojtur veten i mbrojmë edhe të tjerët’, tha Zaev.

Ai ka shtuar se parashikimet janë se kulimi i epidemisë do të jetë nga 15 deri në 20 prill, ndërsa maja e krizës ekonomike do të jetë nga fillimi i prillit, për çka edhe Qeveria shpejton të siguroj para nga tregu ndërkombëtar, sepse sipas tij, kur do të kërkojnë të tjerët, huazimet do të jenë shumë më të shtrenjta.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button