Filipçe: Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë orë policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përshëndeti vendimin e Presidentit Stevo Pendarovski për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë që qeveria tani do të jetë në gjendje të menaxhojë me shpejtësi dhe efikasitet burimet e shtetit dhe të përgjigjet në kohën e duhur ndaj sfidave që vijnë përpara si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Ministri Filipçe shkroi në profilin e tij në Facebook një sqarim se çfarë nënkupton gjendje e jashtëzakonshme.

Një gjendje e jashtëzakonshme do të thotë që Qeveria të marrë si fuqi legjislative ashtu edhe ekzekutive. Kjo lehtëson punën e Qeverisë në kohë krize dhe mund të marrë vendime në të mirë të qytetarëve shumë më shpejt dhe me efikasitet.

Si e bën qeveria këtë?StrugaLajm

Me miratimin e dekreteve me fuqi ligjore, të cilat zbatohen vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.StrugaLajm

A do të ketë një shtetrrethim ose kufizim të lëvizjes? Nuk ka një vendim të tillë në këtë kohë, ndiqni ndonjë vendim të mëtutjeshëm të qeverisë dhe do të informoheni për çdo kufizim lëvizjeve.

A duhet të bëj furnizime ushqimore?

“Jo, shteti ka furnizime të mjaftueshme ushqimore. Qëndroni në shtëpitë tuaja, mos dilni nëse nuk keni nevojë për to dhe blini sa më shumë që ju nevojitet”, shkruan i Ministrit Filipçe në Facebook.

In : Aktuale

Loading...
loading...