Zaev: Me 62 deputetë formohet Qeveri stabile dhe e gatshme për vendime serioze

Me 62 deputetë formohet Qeveri stabile, e cila është e gatshme për vendime shumë serioze dhe të guximshme, deklaroi sot mandatari Zoran Zaev pas parashtrimit të propozimit për formimin e Qeverisë së re në Kuvend. Zaev premtoi se prioritetet e Qeverisë së re do të jenë vendore, sepse ata në planin ndërkombëtar kanë përfunduar, duke potencuar përkushtim të krizës me Kovid-19, ekonominë, gjyqësinë, negociatat me BE-në…

“Përvoja ndërkombëtare, por edhe ajo vendore tregoi se me 62 deputetë formohet Qeveri stabile dhe jo vetëm stabile, e gatshme për vendime shumë serioze dhe të guximshme në interes të qytetarëve. Në shumë vende të tjera shumica parlamentare nuk është e madhe, por se është shumica parlamentare e cila i pasqyron shumicën e qytetarëve, përmes shumicës së deputetëve në Parlament të cilët e ndërmarrin përgjegjësinë më të madhe”, ka thënë Zaev.

Në bisedimet për Qeverinë e re, siç tha ai, është bërë plan për racionalizim dhe maksimalizim të efikasitetit të Parlamentit dhe deputetëve.

“Kjo do të thotë se të paktën një herë në dy javë do të ketë ditë për votim”, ka thënë Zaev duke sqaruar se në kohën e mbetur deputetët do të përkushtohen në mënyrë profesionale më shumë në zgjidhjet që do të arrijnë në Parlament.StrugaLajm

Me këtë rast, sipas tij, deputetët do të kenë më shumë kohë për votuesit e tyre jashtë ndërtesës kuvendore.

“Besoj se suksesi i Qeverisë varet nga suksesi i politikave të tyre, nga bashkëjetesa dhe bashkëpunimi me opozitën dhe shërbimin dhe përgjegjësinë para qytetarëve. Besoj pasi që kemi përbërje të jashtëzakonshme të kandidatëve për Qeveri dhe pasi që Parlamenti ka vazhdimësi të vet në pjesën e deputetëve, por ka edhe shumë risi të reja, freski nga të gjitha fushat dhe besoj se vijon një periudhë e papërsëritshme dhe pozitive katër vjeçare”, tha lideri i LSDM-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...