BDI për Plusinfo:Ramiz Merko është në gjendje stabile

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko mbrëmjen e djeshme është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Ai është pozitiv në Kovid-19, por nga partia e tij thonë se është në gjendje stabile. Informacionin për Plusinfo e kanë konfirmuar nga BDI.

Dje kishte dy të infektuar të rinj nga Struga, ndërsa në këtë komunë aktive janë 142 raste me koronavirus.StrugaLajm

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë nga fillimi i pandemisë është 547.

In : Aktuale

Loading...
loading...