Zaev: Me Gruevskin nuk kam kurrfarë kontakte që kur jam kryeministër

– Kryeministri Zoran Zaev përgënjeshtroi se ka komunikuar me Nikolla Gruevskin drejtpërdrejt para se ta lëshojë shtetin, duke shtuar se këtë informacion tashmë ia ka përgënjeshtruar medias e cila e ka publikuar dhe se kjo është publikuar.

“Punë e përsosur, do të dalë se bashkërisht atë e kemi dakorduar. Që kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me z. Gruevski nuk kam kurrfarë kontaktesh. Kontaktet e fundit ishin kur robëruar, bllokuar Parlamenti në atë diskutim të pafund para se të ndodhin ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit. Ishte atje, në Parlament, kur biseduam që ta zhbllokojmë procesin, se është e qartë se shumicë ekziston dhe të mos e mundojmë Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ishin bisedimet e fundit”, u përgjigj Zaevi në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës punuese të sotme në Strumicë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...