Zaev pas takimit me Gashin sinjalizon se ka marrëveshje: Takim konstruktiv, kemi konkluzione!

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ka dhënë detaje mbi takimin dhe se a ka marrëveshje, por duke shtuar se për takimin dhe konkluzionet do të ketë komunikatë nga shërbimi për informim i Qeverisë, përcjell INA.

“Kemi pasur takim konstruktiv, kemi konkluzione dhe se shërbimi për informim i Qeverisë do të jap njoftimin më të zgjeruar”, ka theksuar kryeministri në detyrë, Zoran Zaev.

Alternativa me katër deputetë, po negocion për t’u bashkuar me qeverinë. Bisedimet po zhvillohen  mes kreut të Alternativës Afrim Gashi dhe kryeministrit në detyrë Zora Zaev.StrugaLajm

Alternativa thotë se hyrja e tyre eventuale në Qeveri do të ishte vazhdimi i kursit euroatlantik të vendit, zgjidhja e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, si dhe sigurimi i stabilitetit politik dhe ekonomik.(

In : Aktuale

Loading...
loading...