Paditet 40-vjeçarja nga Struga,keqpërdori pozitën zyrtare sipas policisë

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”, Departamenti i Punëve të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër A.K.(40) nga Struga, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

E denoncuara, si e punësuar në stacionin për kontroll teknik në fshatin Misleshovë të Strugës, duke keqpërdorur autorizimin dhe pozitën zyrtare, personit fizik i ka dhënë miratim për të ngasur automjetin e një personi tjetër për shtetas të huaj.StrugaLajm

StrugaLajm

Siç qëndron në njoftim, gjatë kontrollit në kufi, është konstatuar se miratimi nuk është valid dhe se mungojnë nënshkrime nga shfrytëzuesi dhe pronari i veturës./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...