Zaev pas takimit me Koxias: Koha për vendime liderësh dhe për kompromis
E ardhmja e Maqedonisë dhe Greqisë duhet të jetë në fokusin e bisedimeve të dy vendeve për zgjidhjen e kontestit të emrit, e porositi sot kryeministri Zoran Zaev, ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias.
“Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur mes dyja vendeve tona. Jam i bindur se kjo qasje do të sjellë deri në zgjidhje që do t’u japë mjaft argumente të pranueshme, institucioneve në dy vendet, si dhe opozitës, që të pranojnë se kjo do të jetë e denjë edhe për Republikën e Maqedonisë edhe për Republikën e Greqisë”, theksoi Zaev në takimin me Koxiasin.
Zaev, i cili në takim ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov theksoi se edhe ky takim e zë vendin e tij si të rëndësishëm në bisedimet për problemin që Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë.
Shtoi se kjo përputhet edhe me momentin jashtëzakonisht pozitiv kur priten zgjidhjet e përhershme për çështjet dypalëshe në rajon në perspektivën e pritjeve të BE-së.
Zaev theksoi se dy vendet gjatë procesit praktikojnë dhe kultivojnë një vlerë të përbashkët evropiane, e ajo është ndërtimi i ndërsjellë i marrëdhënieve më të mira dypalëshe dhe relacioneve të besimit.
“Mbetet edhe më tej t’i përsosim marrëdhëniet dypalëshe, t’i kultivojmë dhe t’i bëjmë akoma më të mira pasi që do të zgjidhet çështja e emrit, sepse qytetarët në vendet tona, miqtë tanë në BE dhe bashkësia ndërkombëtare, presin zgjidhje të kësaj çështje”, shtoi Zaev.
Koxias potencoi se aktualiteti dhe e ardhmja kërkojnë përgjegjësi për zgjidhjen e çështjen e hapur.
Ai theksoi se Greqia si vend anëtar në BE dhe NATO me traditë më të vjetër demokratike në rajon, ka përgjegjësi të madhe për zgjidhjen e kësaj çështje dhe se duhet të gjendet kompromis i pranueshëm për dy palët.