Aktuale
Zaevi e ka një kusht sekret për Gashin dhe Thaçin?!
Kryeministri Zoran Zaev në ofertën e tij drejtuar partive shqiptare Lëvizja BESA dhe PDSH ka edhe përkrahjen që këto parti duhet t’ia japin kandidatit koncensual për president që do të jetë i vetmi nga radhët e partisë në pushtet.
Një zyrtar i lartë i Qeverisë theksoi për INA se kjo është një çështje që është diskutuar mes palëve që tashmë do të jenë partnerë të koalicionit. “Sigurisht se kërkohet koncensus për një kandidat të përbashkët për president”, theksuan nga Qeveria.
Ndërkohë, në kuadër të ofertës së Zaevit drejtuar BESËS dhe PDSH janë pikat e prioriteteve qeveritare, programi i Qeverisë si dhe çështjet prioritare siç janë zgjidhja e kontestit të emrit dhe procesi i anëtarësimit në NATO dhe BE. (INA)