Vazhdon puna për rregullimin e varrezave të reja të Zagraçanit dhe Shumit

Me iniciativën e dy qytetarëve Fikri Ismailit dhe Xhevair Asanit ka filluar projekti për rregullimin e varrezave të reja të Zagraçanit dhe Shumit . Personat e lartëpërmendur me vetfinancim e kanë nisur këtë projekt duke ndarë secili nga 3 000 euro, por më pas, iniciativës së tyre u janë bashkangjitur edhe banorët e Zagraçanit, Shumit por edhe më gjërë  nga Struga dhe rrethina duke dhënë të holla apo edhe mjete materiale.

Te varrezat do të bëhen 6 rrugica, do të bëhet drenazha dhe do të rregullohet ndriçimi. Rrugicat do të bëhen të gjitha me pllaka betoni. Për momentin ka mbaruar faza e parë e punimeve.(Strugalajm.com) StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...