Zejdi i Besës : Unë i kam mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e Kasamit

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi Zejdi sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21 e ka pranuar se ai ka mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e Bilall Kasamit.

“Po unë i kam mbledhur nënshkrimet të 58 anëtarët e Këshillit Qendror për shkarkim të kryetarit të Bilall Kasamit”, theksoi Zejdi.
Sipas tij, Bilall Kasami duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale, ku BESA humbi mbi 11 mijë vota dhe nuk fitoi thuajse asnjë komunë, njofton TS.mkStrugaLajm

“Ne në zgjedhjet komunale kemi humbur mbi 11 mijë vota, dhe thuajse nuk kemi fituar asnjë komunë, Kasami duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rezultat”, theksoi Zejdi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...