Zgjedhjet lokale me një raund, shqiptarët rrezikojnë Strugën dhe Kërçovën

Zhbllokimi i punës së Kuvendit që aktualisht mbahet peng i mijëra amandamenteve të parashtruara nga opozita shqiptare, do të rezultojë me përshpejtimin e miratimit të ndryshimeve në kodin Zgjedhor, për nevojën e të cilës ditë më parë foli edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, shkruan Zhurnal.

Gjetja e një zgjidhjeje për ligjin për Shtetësi mes pushtetit dhe opozitës tashmë duket një realitet i mundur, prandaj në pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, ndryshimet në kodin Zgjedhor shndërrohën në një imerativ kohor për vendin, që dalin nga rekomandimet e OSBE / ODIHR-së ku parashihen ndryshime në modelin zgjedhor me lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash, që më vonë duhet te jetë një model edhe për zgjedhjet parlamentare.

Me shumë gjasë, VMRO kalkulon se në komunat ku shqiptarët përcaktojnë fituesin në raundin e dytë, këtë nuk do të mund ta bëjnë nga shkaku se garimi i tyre me kandidat, do të bëjë që LSDM dhe VMRO të fitojnë vetëm me vota të elektoratit të tyre, ku këta të fundit besojnë se kanë avatazh te kampi etnik maqedonas.

Ky kalkulim, implikon një tjetër mundësi, që partitë shqiptare të bëjnë koalicionime parazgjedhore me partitë maqedonase, si një mundësi shumë reale nëse miratohet ky model, që fundja nuk do të ishte hera e parë, por vetëm se do të futej si një praktikë e përhershme.StrugaLajm

Ky model, ndonëse në shikim të parë nuk tingëllon keq, kërkon një analizë të mirëfilltë nga subjektet politike shqiptare të cilat rrezikojnë që nga shkaku i antagonizmave të dalin me më shumë kandidatë në Strugë dhe Kërçovë, duke rrezikuar kështu që këto komuna të kalojnë te VMRO ose LSDM nëse dalin me një kandidat të përbashkët.

Ditët në vijim do të japin pasqyrë të plotë të zhvillimeve, por ajo që dihet është se me shumë gjasë në zgjedhjet lokale do të votohet me “fingerprit”, pasi teksti që specifikon të gjithë elementët e nevojshëm që sigurojnë pajisjet për gjurmët e gishtave është dorrëzuar në Kuvend për miratim.

In : Aktuale

Loading...
loading...