Zgjerimi i Qeverisë, dobëson opozitën shqiptare
Është çështje ditësh kur Qeveria e Kryeministrit Zaev si partner koalicioni do të ketë edhe parti tjera shqiptare, gjegjësisht do të zgjeron kabinetin e tij qeveritar.
Së fundi kryeministri Zoran Zaev ka intensifikuar bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Dy ditët e fundit janë mbajtur takime intensive. Pjesë e negociatave është edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, por nga ky subjekt nuk ndajnë detaje rreth kushteve të tyre për të qenë pjesë e Qeverisë.
Zaev pret që deri në mesin e muajit maj të mbarojnë bisedimet, duke potencuar se për zgjerimin e shumicës me subjekte të reja ka përkrahjen edhe nga partnerët aktual të koalicionit. Edhe dy krahët e Lëvizjes BESA, ajo e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit kanë theksuar se janë duke i shqyrtuar detajet e fundit e marrëveshjes për të qenë pjesë e Qeverisë “Zaev”.
Por sa do të jetë e frytshme për shqiptarët zgjerimi i Qeverisë “Zaev” duke parë parasysh se tanimë në opozitë mbetet vetëm Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
A mund të thuhet se Zaev me kyçjen e partive shqiptare në Qeveri, dëshiron që të shuan zërin e tyre kritik ndaj tij, dhe me ndonjë “kulaç të vogël” t’i rahaton në kabinetin e tij dhe kështu të shuaj zërin kritik, sidomos te shqiptarët.
Analisti politik Nijazi Muhamedi për Zhurnal ka theksuar se kjo situatë politike tash shpërfaq një mjerim politik që vjen si pasojë e zhdredhjes politike të shqiptarëve që ka ndodhur shumë kohë më parë, por sipas tij është mbajtur mbuluar përmes bubullimave të kotësive demagogjike të atyre që e hiqnin veten si opozitë dhe bënin opozitarizëm me boshësi politike dhe sharje.
Muhamedi thotë se kjo e ashtuquajtura opozitë e deklasoi vetën shumë keq tash, sa e solli punen që të jetë “e vlefshme” për jetën politike vetëm për hesap të vet dhe të individeve apo të grupeve që e kontrollojnë këtë “opozitë”.
“Kjo është një ndërmjet kohe politike gjer në zgjedhjet eventuale pas pranverës së vitit tjeter, ndaj edhe nuk e bën tragjike bile mungesën e një opozite pa nishane opozitare. Bile do dale pozitive vetëdeklasimi i saj para syve të elektoratit të saj, se ka nisë ta eselloje atë elektorat në pikëpamje pozitive. Së këndejmi, kujtoj që nuk është për ta vajtuar mungesën e një opozite politikisht eunuke, si kjo që është. Në një kontekst të këtillë duhet të marre një peshë relevante roli i mediave shqiptare ,i gazetarisë shqiptare, po edhe i shoqërisë civile për të zhvilluar një