Agim Roçi,nga Veleshta e Strugës ,zgjidhet ”Menaxheri më i mirë për shitje i Volkswagen në Zvicër”


Agim Roci nga Veleshta e Strugës i cili prej vitesh drejton “Autocenter -Effretikon” kompani me seli në Effretikon në Zvicër e autorizuar për shitjen e modeleve të makinave të kompanisë Volkswagen nga viti në vit po shënon rezultate mbeslënëse .Së fundi Agim Roci nga gjiganti gjerman i prodhimit të automobilave ”Volkswagen”është zgjedhur si menaxheri më i mirë për shitje të markave të kësaj kompanie në Zvicër.

Roci për ”Strugalajm.com”potencon se ndjehet i vlerësuar shumë me këtë cmim, por njëkohësisht edhe i motivuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë në këtë rrugë duke i shërbyer ”Volkswagen”por edhe klientëve të shumtë që nga viti në vit përzgjedhin “Autocenter -Effretikon” si partnerin e tyre .Agim Roci nga “Autocenter -Effretikon” falenderon komunitetin e fuqishëm strugan në Zvicër, si dhe shqiptarët e shumt nga Maqedonia atje që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij në biznesin e automobilave në shtetin alpin.(Strugalajm.com) StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...