Zhurnal: Lojërat e paturpshme të BDI-së me “Lojërat e fatit” që i dogjën qytetarët! (VIDEO)

Editorial: Lojërat e paturpshme të BDI-së me “Lojërat e fatit” që i dogjën qytetarët! (VIDEO)

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Çfarë hipokrizie e BDI-së në lidhje me ligjin anti-bixhoz! Ata të cilët dikur kërkonin që bastoret dhe lojërat e fatit të afrohen deri në 500 metra afër shkollave, çerdheve e bibliotekave, tani në prag të zgjedhjeve mundohen të manipulojnë opinionin se kinse janë të vendosur që ta ndryshojnë këtë ligj i cili moti kohë kërkohet nga qytetarët.

Ligji zvarritet gati dy vite!

Propozim Ligji për lojërat e fatit, më shumë se një vit vazhdon të zvarritet në Kuvend. Nga Lëvizja Anti-Bixhoz ankohen për mos-interesimin e politikës për zgjidhjen e çështjes, duke alarmuar se është duke u rritur numri i lokaleve të natës, lojërave të fatit, bastoreve, të cilat në bazë të ligjit aktual kanë të drejtë të hapen deri në 500 metra largë objekteve shkollore, bibliotekave, kopshteve dhe çfarëdo objekti tjetër me interes publik.

Nga Lëvizja Anti-Bixhoz pohojnë se brenda kësaj periudhe hapen edhe bastore  dhe kazino të reja, me shumë pompozitet, me këngëtarë nga jashtë, me harxhime jashtëzakonisht të mëdha.

Ata kërkojnë që mos të neglizhohen kërkesat e tyre për shkak se dëmi është shumë i madh në popullatë, e sidomos në rininë dhe fëmijët tanë.

Nga lëvizja Anti Bixhos bëjnë apel tek deputete se nëse nuk merren parasysh kërkesat  e tyre, atëherë në zgjedhjet e 12  prillit do të dalin kundër asaj partie e cila nuk ka përkrahur këtë ligj.

Deputetët e BDI-së propozuan që lojërat e fatit të hapen para shkollaveStrugaLajm

Edhe pse BDI-ja është propozues i Ligjit për largimin e lojërave të fatit dhe ata e morrën përgjegjësinë për ta bërë këtë punë si rezultat i presionit të qytetarëve, tani nuk flasin dhe arsyetohet se mbështetje nuk po gjejnë për këtë ligj nga deputetët e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së.

Por, qytetarët duhet të dinë se në maj të vitit 2018, vetë deputeti Rexhail Ismaili me deputetin Ejup Alimi, më 17 Korrik 2018 i kanë dorëzuar kryetarit të parlamentit Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit ku në Nenin 2 të këtij propozim-ligji kërkohet largimi i objekteve të bixhozit në distancë prej 500 metrash nga objektet edukativo-arsimore, bibliotekat, dhe institucionet ku trajtohen fëmijët (çerdhet).

Diku në maj 2018, Lëvizja Anti Bixhoz iu kishte dërguar të gjitha grupeve parlamentare 2 amandamente me të cilat kërkohet (1) zhvendosja e objekteve të lojërave të fatit së paku 3 km nga vendbanimet, dhe (2) pesë përqind e profitit nga lojërat e fatit të jepen për trajtimin e personave që janë viktima të kumarit, e që kanë krijuar varësi nga kjo. Pavarësisht se këto amandamente janë pranuar nga deputetët dhe grupet parlamentare të kontaktuara, deputetët e Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili (BDI) kanë ulur distancën e kërkuar në 500 metra dhe jo ta rrisin atë në së paku 3 kilometra siç është kërkuar nga lëvizja Anti-Bixhoz.

Fatkeqësisht tani që vijnë zgjedhjet, këta deputetë mundohen të tregohen të arsyeshëm, por qytetarët duhet ta dinë se aty ku merren vendimet ata nuk flasin por shiten patriotë vetëm nëpër media.StrugaLajm

Ministrat e BDI-së dhanë licenca të reja për lojëra të fatit

Në biznesin me lojërat e fatit qarkullojnë shumë para, prandaj edhe zvarritja e procesit për dislokimin e disa kompanive të tilla është problematik. Në fakt, me ligjin që duhet të votohet, do të nënkuptonte për humbje të mëdha të kompanive që merren me këtë lloj veprimtarie pasi ata kanë dhënë para të majme derisa kanë marrë licenca për të hapur një kompani të tillë.

Edhe pse kishin filluar në dhjetor 2018 protestat për ligjin anti-bixhos, pas më shumë se gjashtë muajve, qeveria e Maqedonisë me votën dhe nënshkrimin edhe të ministrave të BDI-së, më 21 maj 2019 i japin licencë edhe një kompanie tjetër “Maks Bet” Shkup që të hapë objekt për lojëra të fatit. Kjo kompani detyrohet që hapjen e objektit ta bëjë 15 ditë pasi ta ketë pranuar licencën që ia ka nënshkruar qeveria.

Por, çështja e rëndësishme është se kjo kompani për ta fituar këtë licencë tre vjeçare është dashur qeveris t’i paguajë 105 mijë euro.

Ky është vetëm një shembull se si për të fituar hapjen e një licence për një lokal në Shkup, paguhen shuma të majme të parave, ndërkaq mund të imagjinohet se sa para janë derdhur në arkën e shtetit dhe sa të tjera si korrupsion në xhepat e funksionarëve për të hapur këto lloj biznesesh!

Turp dhe dyfytyrësi të manipulohen qytetarët

Është dyfytyrësi dhe manipulim me ndjenjat e qytetarët të cilëve për interes të votave u thuhej se ne jemi për ta ndryshuar këtë ligj, ndërkaq gjashtë muaj pas premtimeve ndaj qytetarëve jepen edhe licenca të reja me afat tre vjeçar.

Lojërat e ulëta të BDI-së, e cila e mori përsipër kinse ta çojë përpara këtë propozim ligj janë të paskrupullta dhe pa asnjë fije turpi. Nëse me të vërtetë do të kishte pasur vullnet dhe seriozitet që ky ligj të kalohej, nuk do të zvarritej dhe nuk do të mbetej më shumë se një vit nësirtarët e deputetëve të saj, e është lënë kinse të votohet në ditën e fundit të shpërbërjes së parlamentit.

Turpi më i madh është që publikisht del të kërkojë mbështetje për ta ndryshuar këtë ligj edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili ka heshtur për 3 vite të tëra ndaj kërkesave të qytetarëve. Fatkeqësia është se ai vetë ka qenë pjesë e qeverisë kur është votuar dhe nënshkruar licenca për kompaninë “Maks Bet”, e tani sa për t’i manipuluar qytetarët kërkon që këto objekte të dislokohen, e për rrjedhojë t’iu merret licenca këtyre kompanive ose t’i detyrojnë ata të marrin objekte tjera me qira.

Ky ministër që tani mundohet të fitojë pikë politike harron se një nga arsyet që njerëzit shkojnë e luajnë me fatin e tyre nëpër këto kazino dhe bastore sportive është pikërisht standardi i tyre jetësor dhe gjendja e tyre e varfër ekonomike. Ai që nuk arriti të tregojë asnjë rezultat me ekonominë, kur të gjithë rinia ikën larg, mundohet kinse të bëjë diçka me këta qytetarë të revoltuar.

Është paturpësi e fodullëk që popullin ta gënjesh në sy se kinse jemi dhe i mbështesni kërkesat e tyre, e nga ana tjetër të jepni licenca të reja dhe ta vendosni ligjin për t’u votuar në ditën e fundit të punës së Kuvendit!

In : Aktuale

Loading...
loading...