Zhuta-Osmani denoncon Komunën:Presion për largimin e 13 të punësuarëve në Cerdhen e Strugës

Miriba Zhuta-Osmani e cila për disa kohë, drejtoi Cerdhen e Strugës në një prononcim për Strugalajm.com tregon se u ndesh me presionin e njerëzëve të Komunës së Strugës dhe individëve me pushtet jashta këtij institucioni të cilët kërkonin të bënin kopetentin në drejtim të politikës kadrovike.Ajo, tregon se u ndodh në një situatë të palakmueshme, kur i propozuan se në rast se do të qëndrojë edhe më tutje në këtë pozicion duhet të largojë të gjithë të punësuarët me kontratë në vepër, propozim të cilin Zhuta-Osmani thotë se e ka refuzuar në mënyrë kategorike.’’Punë në cerdhen e Strugës është specifike, sepse ke të bësh me fëmijë të vegjël .Nuk është normale që edukatoret dhe të punësuarit e tjerë(në pjesën dërrmuese femra) që janë familjarizuar me punën të largohen, vetëm sepse ata janë me kontratë dhe janë punësuar nga administrate e kaluar.Këtë situatë unë si drejtoresh e Cerdhes në Strugë nuk do ta lejoja dhe sot ndodhem në pozicionin e edukatores’’,përfundon Zhuta-Osmani.Prej shumë kohësh Struga ndeshet me problem të theksuara sa i përket hapësiarave në Cerdhet e Strugës, ku vetëm muajve të fundit gjatë drejtimit të kësaj Cerdhe nga Zhuta-Osmani u bënë disa investime dhe shtesa objektesh gjë që ndikoi në shtimin e hapësiarave akomoduese për fëmijët që frekuentojnë këtë institucion në Strugë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...