Ziadin Sela: ASH-ja, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka mbajtur një takim me qytetarët e Kumanovës. Qytetarëve u është drejtuar shefi i shtabit qendror, Elmi Aziri, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, shkruan Fol.

Standarde të reja të politikbërjes shtetërore dhe se po mundohen që të ndërtojnë një subjekt që vendin, jo vetem themeluesit, por edhe gjeneratat e ardhshme ta gjejnë vendin te ASH.

‘Prej momentit që dikush bëhet anëtar i thjeshtë i ASH-së, është i barabartë me kryetarin e ASH-së, pavarësisht kohës kur i është bashkuar partisë”, ka theksuar Sela, duke shtuar se edhe kundërshtarët janë të ftuar t’i bashkohen ASH-së.StrugaLajm

Sela bëri apel që të bëhen të gjithë pjesë e ASH-së, në mënyrë që njerëzit të bëhen pjesë e tyre, duke llogaritur partinë si shtëpi të shqiptarëve dhe se të gjithë duhet të bëhen pjesë e këtij organizimi politik, duke pasur parasysh kontributin bazë për këtë parti.StrugaLajm

Sela ka folur për tërheqjen e ASH-së nga koalicioni dhe veprimet e Zaevit ndaj ASH-së, duke treguar se ai në dukje duket ndryshe dhe se diçka tjetër pritën qytetarët. Sipas tij, LSDM nuk lejoi që të futet demokracia në shoqërinë shqiptare.

Sela poashtu ka përshëndetur qytetarët e Kumanovës për pritjen dhe takimin konstruktiv.

In : Aktuale

Loading...
loading...