Ziadin Sela: Deri në fundjavë do të kemi tekstin final të Ligjit për Shtetësi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, tha se deri të premten pritet të formatizohet propozim ligji për shtetësi.

“Në mënyrë që mos të ngelemi në nivel të debateve, por gjithçka të ketë afate dhe të përfundojë.


Deri nga fundi i javës jem marrë vesh që të kemi tekstin final të propozim ligjit për shtetësi, me çka do të zgjedhim problemin e qytetarëve të tanguar nga kjo problematikë.

Jemi në rrugë të mbarë në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të këtij problemi”, tha mes tjerash kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Kurse kreu i Alternativës, Afrim Gashi pas takimit mes opozitës shqiptare dhe kryeministrin Zoran Zaev tha se ka zhvillime pozitive drejt zgjidhjes përfundimtare për Ligjin për Shtetësi.StrugaLajm

Gashi i bëri thirrje opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet mbi ligjin për shtetësi.

“Shfrytëzoj rastin që ti bëj ftesë opozitës maqedonase që të tërheqin amendamentet te ligji për shtetësi që bashkërisht të zhbllokojmë Parlamentin.

Po iu referohem deklaratave publike të përfaqësuesve të VMRO-së, se nëse ne heqim bllokimin dhe amendamentet nga Ligji për masat e pesta ekonomike, ata janë të gatshëm të tërheqin amendamentet te ligji shtetësisë.

Nëse ata e bëjnë këtë punë brenda dy-tre ditëve ose që nga sot, ne jemi të gatshëm që ti tërheqim amendamentet nga pakoja e pestë.”, tha mes tjerash Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

In : Aktuale

Loading...
loading...