Ziadin Sela: E çuditshme, Zaev është shumë kritik ndaj meje, kurse kryeministri u bë me ndihmën time


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në “Click Plus” në TV21 ka theksuar se është e çuditshme që kryeministri Zoran Zaev është shumë kritik ndaj tij, ndërsa me ndihmën e tij është bërë kryeministër, përcjell FLAKA.

“Dëgjoj dhe shoh që Zoran Zaev ka qenë mjaft kritik ndaj meje kohëve të fundit. E çuditshme, po. Është e çuditshme sepse aty ku është tani, është me ndihmën time. Unë shoh që tani janë në marrëdhënie të mira me BDI-në. Vitin e kaluar ishin kundërshtarë, tani janë bashkë. Për këto zgjedhje kanë koalicion me BDI-në. Në përgjigje të kësaj kemi bashkëpunuar me VMRO-DPMNE-në”, tha Sela. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...