Ziadin Sela e ka një faleminderim për mjekët

Në këtë situatë jo të lehtë dhe sfiduese për të gjithë, dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit! Duke filluar nga mjekët dhe i gjithë ekipi mjekësor e deri tek secili që sot ndodhet në rrezik me qëllim të mbrojtjes dhe sigurisë tonë. Puna juaj nuk shpërblehet me falënderime por, dua t’ju tregoj se jemi me ju dhe vlerësojmë çdo mund tuajin, si tani si në çdo kohë.

Me këtë rast edhe njëherë u bëj thirrje organeve kompente të ndajnë mjete financiare në formë të bonusit si shenjë falënderimi për punën tuaj. Meritoni shumë, më shumë se kaq. #faleminderitStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...