Ziadin Sela i shkon në shtëpi Fetah Alimit

Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela më në fund u takua me njërin ndër personat kryesor që ndihmuan Selën në ngjarjet e 27 Prillit.

Fetah Alimi i cili natën e kobshme shërbente si pjesëtar i ministrisë së brendshme në njësitin që siguronte objektin e Shtëpisë ligjvënëse, vuajti 10 muaj paraburgim, pasi që Prokuroria kishte ngritur procedurë kundër tij.

Edhe pse Alimi ishte njëri ndër personat kryesor që ndihmuan që deputetët të mos pësojnë me jetë, Gjykata padrejtësisht nuk i pranonte kaucionin që të mbrohet në liri.StrugaLajm

Mësohet se, vlerën e kaucionit e ka ndihmuar edhe lideri i ASH Sela dhe miq të tij të cilët kanë kontribuuar vullnetarisht duke lënë pasuritë e patundshme si garancë për mbrojtje në liri.StrugaLajm

Sot Fetah Alimi mbrohet në liri edhe pse procesi kundër tij duket që ka prapavijë revanshiste.

In : Aktuale

Loading...
loading...