Ziadin Sela: I thashë Zaevit të formojë zv/kryeministëri për byrek dhe t’ia jap BDI-së

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pas takimit me kryeministrin Zaev nuk ka pranuar që të drejtojë një resor siç tha ai zv/kryeministër për reforma. Ai tha se Shëndetësia i takon ASH-së pasi sipas tij është udhëhequr me sukses.

Sela i ka sugjeruar kryeminsitrit Zaev që të hap një zv/kryeministri për byrek dhe atë post tia jep BDI-së.StrugaLajm

“Ne biseduam për këtë krizë të krijuar institucionale, dhe ne si ASH mbetëm në qëndrimet tona se dikasteret të cilat na kanë takuar kurë është themeluar qeveria, të mbeten akoma pjesë e jona. Por si duket këtu ka disa lider “flok thyer”, që e dëshirojnë këtë krizë. Ne nuk do të pranojmë pozicione të paramenduara, të cilat janë poshtëruese për ASH. Unë i dhashë një ide që të ketë një zv/kryeministër për të sjellë byrek, dhe këtë do të kisha ja dhuruar me kënaqësi BDI. Ne në Maqedoni kemi një problem e kemi një problem që nuk i vlerësojmë njerëzit dhe partitë e suksesshëm”, tha Zijadin Sela, pas takimit të shkurtë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...