Ziadin Sela: I thashë Zaevit të formojë zv/kryeministëri për byrek dhe t’ia jap BDI-së

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pas takimit me kryeministrin Zaev nuk ka pranuar që të drejtojë një resor siç tha ai zv/kryeministër për reforma. Ai tha se Shëndetësia i takon ASH-së pasi sipas tij është udhëhequr me sukses.

Sela i ka sugjeruar kryeminsitrit Zaev që të hap një zv/kryeministri për byrek dhe atë post tia jep BDI-së.

“Ne biseduam për këtë krizë të krijuar institucionale, dhe ne si ASH mbetëm në qëndrimet tona se dikasteret të cilat na kanë takuar kurë është themeluar qeveria, të mbeten akoma pjesë e jona. Por si duket këtu ka disa lider “flok thyer”, që e dëshirojnë këtë krizë. Ne nuk do të pranojmë pozicione të paramenduara, të cilat janë poshtëruese për ASH. Unë i dhashë një ide që të ketë një zv/kryeministër për të sjellë byrek, dhe këtë do të kisha ja dhuruar me kënaqësi BDI. Ne në Maqedoni kemi një problem e kemi një problem që nuk i vlerësojmë njerëzit dhe partitë e suksesshëm”, tha Zijadin Sela, pas takimit të shkurtë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...