Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka thënë se kryeministri dhe qeveria duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari. Ai kërkon që deri në mbajtjen e zgjedhjve presidenciale të ketë qeveri ekspertësh.
“Të nisin hetime serioze dhe të pavarura për ata që e realizuar dhe mundësuan ikjen e Gruevskit. Kjo nuk mund të ketë ndodhur pa ndihmën e aktoreve politik në vend, por edhe në rajon. Qeveria dhe Kryeministri duhet menjëherë të jap dorëheqje dhe të zgjidhet Qeveri ekspertësh, dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Sela,
Në lidhje me Ligjin për regjistrimin e popullsisë ai tha se për ASH-në është e papranueshme regjistrimi i popullsisë ku nuk do të ekzistoj grafa e nacionalitetit.
“Enti për statistika është institucion i pabesueshëm. Këtë propozim e kundërshtojmë ashpër. Tendencat edhe në ndryshimet e Kushtetuese për shtet monoetnik janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Këto fshehin edhe qëllime tjera që kanë për qëllim të godasin mbi
balancën etnike dhe formën e funksionimit të shtetit. Ne si ASH u bëjmë thirrje edhe partive tjera shqiptare në pushtet, që mos e mbështesin këtë propozim. Shpresojmë që ky propozim të mbesë vetëm propozim”, ”, ka deklaruar Zijadin Sela.
Ziadin Sela kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Qeverisë
In :
Aktuale