Ziadin Sela: Kjo është qeveri e “mashtruesëve” dhe e “mari huanës”

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar edhe nga kreu i Alternativës, Afrim Gashi po mbajnë konferencë për shtyp në lidhje me 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie.
Sela e ka cilësuar si dështim të plotë këtë qeveri në të gjitha fushat, qoftë integrimet, qoftë menaxhimin me pandeminë, qoftë situatën ekonomike dhe investimet , apo edhe në aspektin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, përcjell in7.

“Brenda këtij 100 ditëshit pesëfish janë rritur rastet e reja të të infektuarëve, brenda këtij 100 ditëshi janë 50 mijë të infektuar dhe mbi 1300 të vdekur nga k0r0navirusi në Maqedoninë e Veriut”, thotë Sela.

Sela propozoi që qeveria aktuale të dorëhiqet dhe të formohet qeveri e zgjeruar që do të nxirrte vendin nga kriza që e ka kapluar.StrugaLajm

“Ka ardhur koha që ne t’i ndërrojmë disa politikanë që qelben nga 18 vite nëpër institucione”, përfundoi Ziadin Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...