Ziadin Sela: Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin

Në seancën plenare të Parlamentit të Maqedonisë në të cilën në rend dite është Ligji i gjuhëve ka tubuar të gjithë deputet shqiptarë, njofton Zhurnal.

Në Parlament ka arritur edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe deputeti, Ziadin Sela i cili ka thënë se ka ardhur në Parlament për të votuar ligjin e gjuhëve.

Sela ka thënë se nuk është pjesë e Qeverisë, por ka ardhur ta votoj ligjin.StrugaLajm

“Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin, sipas marrëveshjes që e kishim kur u formua Qeveria”, tha Sela.StrugaLajm

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve është në leximin e tretë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dorëzoi mbi 35 mijë amandamente, me arsyetimin se ligji është jokushtetues, ndërsa para Parlamentit janë mbledhur një numër i vogël qytetarësh maqedonas që kundërshtojnë miratimin e ligjit, i cili nuk u dekretua as nga Ivanovi.

In : Aktuale

Loading...
loading...