Ziadin Sela: Orientimi pro-perëndimor shqiptar, pamundëson ndikimin rus në Ballkan

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në një intervistë televizive për televizionin Ora News ka folur për zhvillimet politike në vend, si dhe për ata jashtë Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i ASH Sela ka vlerësuar se përfundimisht stabiliteti i rajonit pas zgjedhjes se Kontestit të emrit me Maqedoni -Greqi, varet nga realizimi i Marrëveshjes Kosovë -Serbi respektivisht nëse Serbia do e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ziadin Sela ka vlerësuar se Rusia edhe me tej mundohet të ushtroj ndikim e saj në Ballkanin perëndimor dhe sipas tij përkeqësohet ky dialog pas qëndron Rusia. “Besoj fuqishëm në këtë dhe ky ka qene edhe shkaku që ne kemi përkrahur ndryshimet kushtetuese që kishin të bëjnë me ndryshimin e emrit , marrëveshja me Greqinë në mënyrë që kjo zonë e Ballkanit të stabilizohet. Ngelet vatra e fundit për tu kompletuar stabilizimi rajonal dhe vendosja e paqes, ngelet realizimi i fazës së fundit të kompletimit të këtij mozaiku dhe që është Marrëveshja Kosovë -Sërbi respektivisht Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.StrugaLajm

Çdo zhvillim politik që ndodh mes dialogut Kosovë-Serbi dhe saherë përkeqësohet ky dialog, unë nuk kam pikën e dilemës se pas kësaj qëndron Rusia e cila vazhdon dhe është shumë interesuar që të ketë influencë këtu në Ballkanin perëndimor. Pjesë të këtyre zhvillimeve sidomos te atyre në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për faktorin politik shqiptar nuk mund të rijë anash edhe Shqipëria. Është shqetësuese për ne të cilët jetojmë jashtë kufijve të shtetit amë të Shqipërisë që sa herë që ka momente të rëndësishme për realizimin edhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut por edhe për zhvillimet politike në Kosovë për ne është shqetësuese që vazhdon edhe trazohet politikisht edhe Shqipëria.

Dua të jap një mesazh që faktori politik shqiptar kudo që ndodhet duhet të jetë më unik, mos harrojnë aleatët e tyre mos harrojnë interesat strategjike të tyre të cilët i kanë shqiptarët, mos harrojnë edhe amanetin e rilindësve tanë edhe mesazhet e Kongresit të Manastirit dhe orientimin e qartë qe shqiptaret e bënë dhe ky orientim është Properëndimor dhe shqiptaret janë popull europian. Shqiptarët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që bashkërisht të bëhemi pjesë e bashkimit europian”, ka përfunduar Ziadin Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...