Ziadin Sela: Tash është koha për mbështetje të bluzave blu

Kreu i Aleancës për Shqiptarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar 7 prillin, ditën ndërkombëtare të shëndetësisë, përcjell in7.

Ai mes të tjerave ka shkruar se tani është koha për mbështetje të bluzave blu të cilët janë pararojë në mbrojtjen nga COVID-19 – duke siguruar cilësi dhe trajtim me respekt, duke udhëhequr dialogun në komunitet për të larguar frikën dhe pyetjet.StrugaLajm

Postimi i plotë:StrugaLajm

7 Prilli është Dita Botërore e Shëndetit shumë respekt për punën e infermierëve, mamive, mjekëve dhe për të gjithë bluzat e bardha. Duhet të kujtojmë gjithmonë për rolin kritik që ata luajnë në mbajtjen e shëndeit në të gjithë botën. Punonjësit e shëndetit janë pararojë në mbrojtjen nga COVID-19 – duke siguruar cilësi dhe trajtim me respekt, duke udhëhequr dialogun në komunitet për të larguar frikën dhe pyetjet. Këta profesionistë të kujdesit shëndetësor janë heronjtë e vërtetë që na mbrojnë nga pandemia kërcënuese. Për të shënuar këtë ditë dhe për të njohur përpjekjet e të gjithë atyre që e kanë marrë mbi supe për të luftuar këtë pandemi. Shëndeti që është pasuri e vërtetë praktikoni distancën sociale, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe familjes tuaj këtë ditë botërore të shëndetit. Kurrë nuk duhet të guxojmë të harrojmë sakrificat që profesionistët e kujdesit shëndetësor bëjnë me motivin e vetëm për t’i shërbyer njerëzimit. Respekte për sakrificat që profesionistët e kujdesit shëndetësor bëjnë”, ka shkruar Ziadin Sela, kreu i ASH-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...