Ziadin Sela: Të bëhen testime masive per Covid 19, nga një anëtar i çdo familjeje!

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në emisionin “200” në Alsat-M ka folur lidhur me situatën e krijuar me padneminë. Ai në cilësinë e mjekut theksoi se gjëja më e mirë që mundë të bëhet në këtë situatë të luftës kundër koronavirusit Covid 19 është testimi masiv i popullatës dhe kjo mund të bëhet në dy faza.

“Në fazën e parë duhet testuar s’paku nga një antarë në çdo familje me anë të testimit të shpejtë dhe në ato raste ku kemi test pozitivë atëherë të kalohet në fazën e dytë ku në ato raste ku kemi test pozitiv të bëhet testim për gjithë familjen dhe të izolohen, vetëm kështu do kemi një pasqyrë të qartë mbi shtrirje dhe numrin e të infektuarve. Vetëm kështu mundë të jemi të sigurtë, duke e vënë në kontrollë situatën mund të fitojmë luftën me Covid 19”, tha Ziadin Sela lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës lidhur me luftimin e pandemisë nga ana e organeve kompetente.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...