Ziadin Sela:Të shohim përpara, por mos të harrojmë të kalurën

Shtëpia e Ziadin Selës në Livadhi, këto ditë është shndërruar në një ‘’epiqendër’’ku shqiptarët nga të gjithë anët po vizitojnë të zotin e shtëpisë për t’i shprehur mbështetje dhe uruar liderit të LR-PDSH-së të marri veten pas dhunës që ndaj tij u ushtrua nga huliganët që sulmuan parlamentin.Gjatë ditës së sotme  përvec kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në vendlindjen e tij në fshatin Livadhi të Strugës qëndroi deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri  si dhe shumë mysafirë të tjera nga Kosova dhe Shqipëria.Një mysafirë i vecantë në shtyëpinë e Selës ishte dhe ambasadori Walker i njohur për mbështetjen ndaj kauzës shqiptare si dhe  denoncuesi më i madh i maskrave serbe në Kosovë vecanërisht të asaj të Recakut .Kryeparlamentari Talat Xhaferi pasi takoi familjarët e Ziadin Selës  pati një bisedë të shkurtër me Ziadin Selën  ku u interesua për shëndetin e tij si dhe e njoftoi me aktivitetet që ka ushtruar ai në krye të këtij institucioni prej ditës që u zgjodh.Edhe në këtë bashkëbisedim të shkurtër Ziadin Sela potencoi se duhet të shohim përpara por duke mos harruar atë që ndodhi  atë ditë në parlamentë.Gjithashtu po gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Ziadin Selës qendroi deputeti Muhamed Zeqiri si dhe shumë personalitete nga jeta publike nga Struga dhe qytetet e tjera të Maqedonisë si dhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria.(Strugalajm.com)

(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...