Ziadin Selës po i vardisen për tu bërë ministër dhe funksionarë

Menjëherë pasi që është konfirmuar se Aleanca për Shqiptarët do të ngelet pjesë e koalicionit qeverisës, së fundi janë shtuar edhe vardisjet dhe lobimet tek kreu i kësaj partie, Ziadin Sela për tu bërë ministër dhe funksionarë nëpër drejtoritë që i janë ndarë ASH në kuadër të ‘kulaçit’ qeveritar, informon INA.

ASH duhet që gjatë kësaj jave të caktojë emrin e ministrit të ri të shëndetësisë. Së fundi shumë emra janë lansuar nëpër disa portale, por Sela në mënyrë indirekte ka kritikuar këto pretendime dhe qasjen e lansimit të emrave.

Sela zbuloi një detaj të rëndësishëm se kush do të jetë ministër i ri i shëndetësisë. Ai tha se preferon që në këtë post të ulët një mjek, pasi që njeh situatën në këtë sferë.

Përveç kësaj, ASH duhet të plotësojë vendet e zbrazëta në disa drejtori, dhe se janë shumë drejtori që ishin pa drejtor, për shkak të kohës së zgjedhjeve.StrugaLajm

Sipas ndarjes së posteve qeveritare, ASH i kanë takuar 35 për qind të posteve, derisa 65 për qind për BDI. Kjo marrëveshje ishte para zgjedhjeve lokale dhe si marrëveshje e arritur mes krerëve të këtyre dy partive. Por partia e Ali Ahmetit në mënyrë indirekte dhe përmes një fushate kërkon që ASH të largohet nga Qeveria, mirëpo asnjë funksionarë i saj pas zgjedhjeve nuk e ka thënë hapur një gjë të tillë. Në bazë të kalkulimeve dhe thashethemeve partiake, PDSH ishte më e preferuar nga BDI që të bëhet pjesë e koalicionit me dy deputetët e saj, duke larguar nga Qeveria Aleancën e Selës.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...