Ziadini Sela nuk duhej që të merrej me Zoran Zaevin, por me Ali Ahmetin

Hamdi
Nuhiju

Po afrohen zgjedhjet presidenciale në Republikën e
Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE-ja pritshëm nuk u përcaktua për Vlatko
Gjorcevin si kandidat për t`u futur në garën presidenciale, por zgjodhi profesoreshën
universitare Gordana Siljanoska, një profesoresh e cila është e njohur në
opinion përmes deklaratave të saja anti-shqiptare. Por për frymën dhe rrymën e
Hristijan Mickoskit për ta mbajtur dhe ruajtur elektoratin nacionalist të
VMRO-DPMNE-së, Siljanoska është një kandidate mjaft e përshtatshme.

Nga e gjithë kjo histori, Filip Petrovski u duk i pakënaqur
dhe ka paraqitur haptas kërkesën e tij për të mbledhur 10.000 nënshkrime për
t`u futur në garën për zgjedhjet presidenciale. Ajo që nuk mund të kuptohet me
këtë veprim është se me kërkesën e kujt Petrovski u përcaktua për t`u futur në
garën presidenciale kur në këtë mënyrë mund që të dëmtoje elektoratin e
VMRO-DPMNE-së?

Brenda kësaj periudhe ndodhën shumë gjëra të rëndësishme
politike në kampin e LSDM-së dhe atë të shqiptarëve. Tragjedia e Llaskarcës ku
humbën jetën 15 persona kryesisht nga Gostivari i solidarizoi dhe i bëri bashkë
të gjitha grupet etnike dhe politike. Prej këtij solidarizimi u vetpërjashtuan
disa profesor maqedonas, si Biljana Vankovska e cila si duket ndjente kënaqësi
dhe revanshizëm në këtë ngjarje. Ky reagim i Vankovskës nxiti urrejtje tek
shqiptarët, por edhe tek shumica e maqedonasve. Reagoi edhe vet ministri i
arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, sa për t`i thënë opinionit se reagova. Reagimi
i ministrit të arsimit dukej njëjtë si pjesëmarrja e kryetares së Komunës së
Tetovës, Teuta Arifi në protestat e Lëvizjes Anti-Bixhoz në Tetovë. Në vend se
të ndërmarr përgjegjësitë që i takonin si kryetare e Komunës, ajo u solidarizua
me masat, doli në protesta dhe protestonte kundër kujt? Institucioneve komunale
që udhëhiqen nga vet ajo.

Në momentin e fundit u ndryshua vendimi për vulat e Lëvizjes
Besa ku u krijua mundësia për hapjen e partisë më të re në skenën politike
shqiptare, Alternativa. Shumica e analistëve brenda dhe jashtë Maqedonisë janë
të mendimit se arsyeja e ndryshimit të vendimit të Gjykatës për atë se kujt po
i takojnë vulat e Lëvizjes Besa qëndron në votën e 80 për hapjen e ndryshimeve
kushtetuese, ose në votën e Fadil Zendelit, i cili në ditën e votimeve e mbylli
telefonin e tij dhe u nis për në Gostivar.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev është duke
bërë veprimin më të duhur politik në dekadën e fundit me konsultimin me partitë
politike shqiptare për presidentin konsensual. Ai është takuar me kryetarin e
BDI-së, Ali Ahmeti ku kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për presidentin
konsensual. Njashtu edhe me PDSH-në, Lëvizjen Besa, Alternativën dhe PLT-në,
Zoran Zaev ka mirëkuptimin për një kandidat i cili do të përfaqësonte interesat
e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore. Disa gazetar dhe
analist shkojnë deri aty me qasjen saqë thuan se Zoran Zaevi ka edhe mirëkuptimin
e VMRO-DPMNE-së për kandidatin konsensual me nxjerrjen në garë të Gordana
Siljanovskës dhe lejimit të Filip Petrovskit që të mbledh nënshkrimet si
kandidat për president të Republikës së Maqedonisë Veriore.StrugaLajm

Në ndërkohë, ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër
Ademi, i cili sipas njohësve të rrethanave politike nuk mund ta heq macen prej përsheshi,
ka vendosur që haptas t`ia marr kompetencat Komunës së Gostivarit sa i përket
arsimit.  Ademi nuk pati forcë që të kërkoje
përgjegjësi nga profesoresha universitare, Biljana Vankovska, ndërsa çuditërisht
ka gjetur forcë për të penalizuar Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët.

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, duke e
marr pretekst veprimin e kuadrit të BDI-së, Arbër Ademi ndaj komunës së
Gostivarit, ka vendosur që ta bojkotoje takimin me kryeministrin e Republikës së
Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për të biseduar për kandidatin e përbashkët
konsensual.

Ky veprim i Zijadin Selës ka hapur shumë pikëpyetje se për
çfarë interesa lufton ai dhe partia e tij dhe çka është në gjendje të
sakrifikoje për të plotësuar një luftë të ngushtë me BDI-në. Nëse Arbër Ademi
po arrin të penalizoje Komunën e Gostivarit, Sela nuk duhej që të merrej me
Zoran Zaevin, por me Ali Ahmetin.StrugaLajm

Vëllezërit Grim te libri “Borëbardha” tregojnë për hujet
ose ‘të marrësh veten msysh’ njëjtë si Mbretëresha që e mori veten mësysh karshi
Borëbardhës:

‘Mbretëresha e dytë na kish edhe një pasqyrë të
magjepsur, dhe, sa herë shihej në këtë pasqyrë, pyeste:

O pasqyr` e murit-o,

Kush ësht` më e bukura

E vendit-o?

Pasqyra i përgjigjej:

Ti, thonë bota, te ky dhe

Mbi të gjitha e bukur je.”(Borëbardha, f. 8)


Loading...
loading...