Ziberi: Inspektoratet marrin kompetencat e ministrave

Kompetencat e ministrive, kryesisht atyre të udhëhequra nga kuadro shqiptare në vazhdimësi janë reduktuar gjatë dekadës së fundit duke u krijuar institucione paralele si organe të pavarura të Qeverisë. Kështu, një pjesë e kompetencave të Ministrit të arsimit i kanë kaluar Inspektoratit të arsimit, një pjesë e kompetencave të Ministrit të pushtetit lokal i kanë kaluar Inspektoratit të vetëqeverisjes lokale dhe një sërë institucionesh të ngjashme.

Me këtë u krijua një dualizëm në funksionin e një dikasteri të vetëm, në njërën anë ministria si kreatore dhe zbatuese e politikës së qeverisë dhe parlamentit në lëmin e caktuar dhe në anën tjetër inspektorati i cili u pavarësua dhe udhëheq politikën e vete në kryerjen e obligimit të tij për shqyrtimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së punës së organeve të administratës të resorit përkatës – tha eksperti Naser Ziberi.
Ziberi vlerëson se inspektoratet dhe organet tjera duhet të vihen nën ombrellën e resorit përkatës në mënyrë që të mos paraqitet dualitet dhe qëndrime të kundërta mes ministrit dhe atij organi.StrugaLajm

Mendoj se ky dualizëm në mënyrë sistemore duhet të eliminohet. Në qoftë se ministri si anëtar i Qeverisë është përgjegjës para parlamentit për politikat qeveritare në lëmin e caktuar, ai njëkohësisht duhet të jetë edhe kompetent për ndërmarrjen e masave për disiplinimin e të gjithë bartësve të funksionit në atë resor dhe duhet të ketë kompetenca për ushtrimin e plotë të ingerencave të tij – shtoi Naser Ziberi.
Kudrot shqiptar në kabinetin qeveritar për dhjetë vitet e kanë udhëhequr kryesisht me Arsimin, Ekologjinë, Punë dhe Politikë Sociale, Ekonominë dhe Pushtetin Lokal.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...