Zjarr pranë shtëpive në Zajaz


Në territorin e fshatit Zajaz sot pasdite ka një zjarr pranë shtëpive. Për shuarjen e zjarrit janë aktivizuar edhe avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, informon Shenja.


Për shkak të shpeshtimit të zjarreve kohëve të fundit, përfaqësues të kësaj drejtorie u bëjnë thirrje fermerëve që përgatiten për mbjelljet e pranverës që të mos ndezin zjarre, për shkak se në shumë raste dalin nga kontrolli. Gjithashtu, bëhet thirrje për kujdes gjatë djegies së mbeturinave, sepse mjafton edhe hedhja e bishtave të cigareve për të shkaktuar një zjarr.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...