Zjarri në Tetovë, ndërron jetë 24 vjeçari nga Grupçini (FOTO+EMRI)

Ndërron jete 24 vjeçari A.S. i cili gjate ditës se djeshme mori djegie ë rënda të trupit si pasoje e përhapjes së zjarrit në banesën e tij në Tetovë. Nga dje e deri në orët e sotme të mëngjesit, i riu ka qëndruar nën aparatet e frymëmarrjes në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv. Pavarësisht trajtimit, mjekët thonë se thellësia e djegieve ka qenë shumë e theksuar dhe kjo ka dëmtuar shume organet te tij.StrugaLajm

Gjatë ditës së djeshme siç ka raportuar Alsat zjarri kaploi banesën në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë në të cilën ka jetuar i vetëm tanimë i ndjeri A.S. Si pasojë e zjarrit dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.StrugaLajm

Tetova News mëson se i ndjeri është Agim Sinani nga fshati Grupçin i Komunës së Zhelinës dhe varrimi bëhet sot në varrezat e këtij fshati, pas namazit të Iqindisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...