Aktuale
Zoran Zaev do ti jap një ministri edhe PDSH, nëse pranon?

Nga LSDM theksojnë se janë të gatshëm për të përfshirë edhe PDSH në qeverinë e reformave, nëse kjo parti ka gatishmëri për të qenë pjesë e saj.
Burime nga socialdemokratët thanë për INA se janë të hapur për të biseduar për këtë. Kohë më parë edhe lideri i kësaj partie, Zoran Zaev e ka shprehur gatishmërinë rreth kësaj, duke fuqizuar edhe më shumë koalicionin.
Nga ana tjetër, në PDSH është përjashtuar një mundësi e tillë, duke paralajmëruar se do të jenë opozitë e fortë.
Njëkohësisht nga kjo parti ka pasur paralajmërime se do ti jepet mbështetje me 2 votat e deputetëve, koalicionit të LSDM me partitë e tjera shqiptare, duke çuar përkrahjen në 69 vota të deputetëve.